Planet e biznesit, Software-et dhe impakti i tyre

 
Dr. Ilirjan Lipi, Universiteti i Vlorës
M.Sc.Rudina Lipi, Universiteti Kristal
 
Përse janë të rëndësishëm Planet e Biznesit
Një plan biznesi është dokumenti i vetëm që teston idenë tuaj të biznesit pa marrë ende përsipër riskun, nëpërmjet parashikimit dhe planifikimit strategjik të së ardhmes së biznesit që ju: do të nisni, do të blini, do të mbështesni financiarisht…etj.  Është  procesi i familjarizimit të sipërmarrësit me mjedisin e biznesit ku do të hyjë. Pra një plan biznesi në fund të fundit është prototipi i biznesit tuaj, tamam si nje prototip produkti, pra nëpërmjet këtij procesi matni rezultatin e ardhshëm të biznesit dhe e prekni atë pa ende pa e realizuar.
Pra plan biznesi të ndihmon të vlerësosh nëse ia vlen të marrësh përsipër riskun, apo më mirë të zgjedhësh një altenativë tjetër biznesi, duke shmangur falimentimin, fitimin e munguar te nje alternative tjeter investimi etj.
 
Testoni fazat e mëposhtme, përpara se të nisni biznesin tuaj
 
1-Analiza e realizimit te projektit (nëse përgjigja e kësaj analize është optimiste, ndiq hapat më poshtë).
2-Konfigurimi i Modelit të Biznesit ( pasi testuat idenë tuaj të biznesit, konfiguroni biznesin tuaj. Pra hartoni planin afatgjatë të mbijetesës së biznesit së bashku me vizionin, misionin dhe synimet e biznesit )
3-Përgatitja e një plan biznesi të mirë (mbani parasysh rregullat për hartimin e mirë të një plan biznesi)
4-Fillimi i Biznesit ( parashikoni kapitalin e nevojshëm dhe aktivet që nevojiten për të filluar)
 
Cfarë përmban një  Plan Biznesi ?
1- Analizën e Biznesit
a)      Analiza e produktit, kompanisë, sektorit ose industrisë
b)      Kërkimi dhe analiza e tregut
c)      Analiza e Konkurrencës
d)     Strategjitë Marketing
e)      Lokacioni, ndërtesat, pajisjet dhe logjistika
 
2- Parashikimet Financiare
a) Bilanci i fillimit
b) Parashikimi i një pasqyre të thjeshte fitim-humbje
c) Një parashikim i thjeshtë i Cash-Flow
d) Analiza e riskut dhe zgjidhjet e parashikuara
 e) Programimi kohor i çdo aktiviteti
 
 
Kush duhet ta përgatisë një plan biznesi?
Asnjëherë një Plan Biznesi nuk duhet hartuar 100% nga të tjerët, ai duhet kryer nga sipërmarrësi  me asistencën e profesionistëve të fushës, sepse sipërmarrësi është ai që ka pasur shkëndijën për të nisur biznesin, por mund të mos ketë njouritë e nevojshme marketing, financiare, kontabile për të kompletuar një dokument kompleks si plan biznesi.
 
Cili duhet të jetë roli i Profesionistëve në hartimin e një plan biznesi?
Profesionistët mund të kontribuonin në hartimin e një plani më të mirë biznesi në këto drejtime:
•         Profesionistët mund tju ndihmojnë ju të gjeni partnerët potencial
•         Ata mund t’ju këshillojnë ju të gjeni burime të ndryshme financimi
•         Nëpërmjet vërejtjeve dhe kritikave të tyre ata do tju ndihmojnë ju për të zhvilluar një vision më të qartë të biznesit tuaj
•         Ata mund tju ndihmojnë  në përgatitjen e raporteve fianciare
•         Duke qenë kritikë ata do t’ju ndihmojnë ju në cilesine e hartimit te planeve të biznesit dhe prezantimit përpara të tjerëve
•         Ata ju këshillojnë për elementët që duhet të kuroni me kujdes gjatë hartimit të plan biznesit dhe rregullat e përgatitjes së tij.
•         Ata do tju ndihmojnë juve duke siguruar burime shtesë të informacionit
 
 
Lexuesit e një plan biznesi

  • Aksionerët

Për planet e biznesit janë të interesuar aksionerët ekzistues të kompanisë. Ata duan të dinë se cila do të jetë e ardhmja e biznesit të tyre dhe  një informacion të tillë mund ta lexojnë në planet  e biznesit.

  •  Shteti

Shteti nuk duhet të qëndrojë vetëm në pozitat e mbledhësit të taksave, por ai duhet të disponoj informacion mbi ecurinë e biznesit. Pra duke dekoduar informacionin që plan biznesi ofron, vlerësimet për detyrimet e ardhshme tatimore nuk do ti lihen  hamendësisë dhe abuzivitetit, por do të jenë më reale dhe në përpjestim me fitimin e parashikuar nga ndërmarrja.

  •  Drejtimi në kompani

Manaxherët zakonisht janë autorët e planit të biznesit. Në procesin e  përgatitjes së planit ata kanë kontribuar duke dhënë të gjitha aspektet e operacioneve dhe janë përpjekur ti harmonizojnë ato
 

  • Sindikatat e punëtorëve

Punëtorët në vazhdimësi kërkojnë rroga më të larta dhe këto kërkesa i paraqesin nëpërmjet sindikatave. Për të gjykuar nëse kërkesat e tyre do të kenë një të ardhme pozitive dhe nëse do të kenë rritje të rrogave në të ardhmen një informacion të tillë mund ta lexojnë në planet e biznesit.
Ata do të mund të shohin qëllimet dhe metodat që përdor kompania për ti arritur ato. Këto informacione do ti shërbejnë të punësuarve për të komunikuar me drejtimin.
 

  • Publiku

Publiku mund të jetë i interesuar për ecurinë e kompanive me rëndësi strategjike, pasi ai mund të kërkojë të blejë aksione në të ardhmen ose të jenë kreditorët e ardhshëm. Njëkohësisht publiku mund të jetë i interesuar për element si: etikën e biznesit, bilancin social etj. Këto dhe mjaftë informacione të tjera mund të lexohen në Planet e Biznesit, por gjithmonë nëse ato disponohen.
 

  • Supervizoret dhe bordi drejtues

Për kompanitë të cilat kanë një bord drejtues një plan biznesi është një dokument, të cilin anëtarët dhe drejtimi i referohen për të gjykuar nëse kompania është manaxhuar me efektivitet ose jo

  • Bankat

Bankierët janë shumë të intereusar se si kompania juaj do të paguajë kredinë në të ardhmen dhe sa të garantuara janë kreditë e dhëna prej tyre. Pra nepermjet nje plan biznesi ato klasifikojne riskun e kreditit.

  • Partnerët potencial dhe klientët kryesor

Partnerët strategjik dhe klientët potencial janë zakonisht të interesuar të bëjnë biznese serioze me ndërmarrje të reja. Një plan biznesi i mirë do ti ndihmojë ata në qartësimin e dyshimeve ose paqartësive që ata mund të kenë
 
Sot ekzistojne software për hartimin e planeve të biznesit konform të gjitha kërkesave të biznesit. Në gjuhën shqipe nuk ka software për të ndërtuar plane biznesi. Për kërkesa specifike gjatë ndërtimit të tyre në gjuhën shqipe mund t’ju vijen ne ndihme pjesë të vecanta të paketës së Microsoft Office, psh duke krijuar file exceli për të menaxhuar parashikimet financiare si bilancin e fillimit, fitim humbjen, cash flow, pjesen e tregut potencial etj.
Në gjuhë të huaj jo vetëm që software ekzistojnë, por bëhet një punë e madhe për përmirësimin e vazhdueshëm të tyre.
 
Një program i tillë është Business Plan Pro.
Ky  program  ju vjen në ndihmë për disa qëllime:
Ø  Të gjithë atyre të cilët fillojnë një biznes të ri.
Ø  Manaxhimin e suksesshëm të një biznesi në fazën e hyrjes, për të parashikuar të gjitha pengesat e mundshme.
Ø  Në rastet kur blihet një biznes. Kur vendosni të blini një biznes ju nevojitet të njihni se cfarë jeni duke blerë. Për këtë qëllim ju shërbejnë planet e biznesit të cilat janë një pasqyrë e gjallë e kompanisë.
Ø  Kur ndërmerren fushata marketing. Përpara se të ndërmerrni fushata marketing për të cilat normalisht  do të shpenzoni para, nevojitet të lexoni kompaninë dhe pikërisht kjo  realizohet në planet e biznesit të kompanisë.
Ø  Nëse ju nevojitet hua. Një nga kriteret e marrjes së një kredie është Plani i Biznesit. Bankat nuk do tju jepnin kredi, pa e ditur se si do të përdoreshin paratë.
Ø  Për të gjithë investitorët e rinj që do të financojnë një biznes ekzistues.
Ø  Parashikimi dhe vlerësimi i alternativave më produktive ndërmjet alternativave të reja të biznesit psh hedhja e një produkti të ri, hapia e një  njësie të re biznesi, fokusimi në një segment të ri tregu etj.
 
Në ofrimin e një produkti si Business Plan Pro kanë kontribuar shumë profesor të Universiteteve në USA. Në këtë mënyrë universitetet duke kontribuar si “fabrika të inteligjencës” kanë dhënë mendimin e tyre  të specializuar duke i shërbyer ekonomisë.
Në treg ofrohet versioni mësimor me 60 ditë free, pas të cilit kërkohet rregjistrim.Versioni mesimor ju jep mundësinë që çdo njeri i interesuar ose çdo kompani e interesuar të shoh se çfarë ofron një software për hartimin e Planeve të Biznesit. Në këtë mënyrë mund të gjykohet për të realizuar blerjen e tij në të ardhmen.
 
                                 
Softwar-ët mund të blihen në CD si edhe online nëpërmjet internetit.
Busines Plan Pro është në versionet Standart dhe Premier. Versioni Standart është 99.95 euro, ndërsa versioni Premier është 199.95 euro.
 

 
Dallimi midis versioneve Standart dhe Premier është se versioni  Premier ofron disa opsione më shumë si: Planifikim i Cash Flow me skenarin cfare-nqs, manaxhim të planit shumë vjecar, pasqyra financiare të avancuara, parashikim i Fitim-Humbjeve, parashikimi i shitjeve etj.
 
 
Kompanitë shqiptare të prodhimit të software-ve
Kompanitë shqiptare të prodhimit të software-ve si IMB, Infosoft SD, Tpk Solution…etj më tepër janë të përqendruar në prodhimin e softwarë-ve të kontabilitetit të informatizuar dhe akoma nuk  ka inisiativa për softwar-ët e përgatitjes së plan biznesit.
Aktualisht klientët mund të përdorin vetëm software në gjuhë të huaj. Kërkesat e tregut shqiptar për software për Planet e Biznesit janë shumë të vogla, pavarësisht funksionit jetik që ata kanë, dhe kjo ka sjellë indiferecën  e kompanive shqiptare për prodhimin e software-ve të tillë.
Ndaj eshte detyrë kryesore e qeverisë, shoqatave të biznesit dhe të tjera enteve rregullatore e mbështetëse per zhvillimin e biznesit, promovimi i këtij instrumenti të rëndësishëm kontrolli dhe planifikimi për biznesin shqiptar.
Plan Biznesi do t’ju shpëtojë nga investimi  në biznesin e gabuar, duke mbetur mundësia e vetme për një biznes të sukseshëm.